Hoxhaj: Kosova duhet të aplikojë për anëtarësimin në OBSH, duhen 75-80 vota

23:46 | 06 Gusht 2020

Enver Hoxhaj thotë se Kosova duhet të aplikojë për anëtarësim në OBSH

Deputeti i PDK’së, ka thënë në emisionin Pressing se Kosova nuk duhet të respektojë më marrëveshjen me Serbinë për ndalimin e tentimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ai thotë se Kosova duhet të tentojë anëtarësimin në OBSH.

“Kosova duhet të aplikojë për anëtarësimin në OBSH, duhen 75-80 vota”, thotë ai.

“Nuk duhet të jetë shumë vështirë dhe mund të arrihet pasi është e nevojshme. Kosovën e njohin rreth 100 shtete”, shtoi ai.

Komento: