
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme të Qeverisë, tregojnë sa keq është zhytur Kosova ndërkombëtarisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit.
Nënkryetari i Kuvendit, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lajmi i fundit sot është se Spanja, Norvegjia dhe Irlanda thanë se do të njohin një shtet të pavarur palestinez.
Thelbi i problemit politik që ka Kosova është marrë peng nga Albin Kurti duke mashtruar opinionin sesa që është e shqetësuar për rreshtimin e gabuar gjeopolitik, nën udhëheqjen e kësaj qeverie anti-evropiane dhe anti-perëndimore, që për qëllim ka rrënimin e gjithë asaj që është ndërtuar më 1999 dhe 2008 në Kosovë!”, ka shkruar Hoxhaj.