Hoxhaj reagon pas ftesës së Veselit: Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Hoxhaj reagon pas ftesës së Veselit: Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë

19:09 | 07 Nëntor 2019

Sot, Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim Kadri Veselit.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim të kreut të PDK-së për datën 4 dhjetor.

Ai në një postim në Facebook shpreh besimin se Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë sepse krime ka kryer vetëm Serbia, dhe agresion kanë ushtruar forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

“Veprimi prej burrështetasi sot, flet për Kadriun që e njohim të gjithë, i matur dhe i vetëdijshëm se fati i Kosovës është para atij personal”, shkruan Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Kadri Veselin e njoh mbi 30 vite. Ai është i njëjti edhe sot, si dikur – ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës. Thirrja nga Specialja është vetëm një betejë e fundit e padrejtë për t’i shërbyer Kosovës dhe luftës së pastër të UÇK-së. Veprimi prej burrështetasi sot, flet për Kadriun që e njohim të gjithë, i matur dhe i vetëdijshëm se fati i Kosovës është para atij personal. Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë sepse krime ka kryer vetëm Serbia, dhe agresion kanë ushtruar forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Ne në PDK, jemi krenarë dhe besimplotë se sikur në luftë, edhe në paqe, dijmë t’i dalim zot Kosovës!.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!