Hoxhaj uron amerikanët në ditën e pavarësisë: 4 Korriku është festë për gjithë botën demokratike, simbol i lirisë së popujve

21:41 | 04 Korrik 2021

Enver Hoxhaj ka shkruar një urim me rastin e ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës..

Hoxhaj ka thënë kjo datë është e madhe jo vetëm për amerikanët, por për të gjithë botën demokratike.

“Urime gjithë popullit amerikan, 4 Korriku, dita e pavarësisë së SHBA-së!”, ka shkruar ai.
“4 Korriku nuk është festë vetëm e popullit amerikan. 4 Korriku është festë për gjithë botën demokratike, simbol i lirisë së popujve. 4 Korriku është datë e rëndësishme edhe për shqiptarët, sepse i janë falënderues përjetë angazhimit dhe mbështetjes së SHBA-së dhe popullit amerikan për lirinë e Kosovës. Prandaj, gëzuar të gjithëve kjo datë e lirisë e demokracisë!”, shtoi ai.

Komento: