Humbi 130 kliogram, rrëfimi shpresdhënës nga 42 vjeçari

10:35 | 04 Maj 2019

Mund t’iu duket e pabesushme, por është e vërtetë.

Një 42-vjeçar, i cili peshonte aq shumë sa mezi qëndronte në këmbë, ia ka arritur që të humbasë 130 kg që nga viti 2015 kur nisi të mbante një dietë të re.

42-vjeçari Jon Vidler para 4 viteve peshonte plot 215 kg dhe vishte vetëm rroba të masës XXXXXXXL.

Si pasojë e mbipeshës së tij, Jon kaloi për gjatë viteve disa kriza paniku dhe madje pësoi edhe një atak në zemër për shkak të peshës së tij të madhe.

Por, pavarësisht të gjithave, Vidler arriti që të ndryshonte jetën e tij me anë të një diete të re si dhe ushtrimeve të vazhdueshme.

42-vjeçari ka humbur 130 kg dhe tashmë vesh rroba të masës ‘medium’. Pasi u kthye në një peshë të pranueshme, Jon është bërë vrapues dhe ushtrues i rregullt.

Komento: