Humbi 6:1 nga ekipi i panjohur, vjen reagimi shokues nga Jose Mourinho – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Humbi 6:1 nga ekipi i panjohur, vjen reagimi shokues nga Jose Mourinho

09:33 | 22 Tetor 2021

“Kam mbivlerësuar lojtarët e Romës”

Jose Mourinho ka goditur ashpër lojtarët e tij, pas humbjes 6:1 të Romës nga Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës.

Ishte një humbje historike në Norvegji. Për herë të parë në 1008 ndeshje, Mourinho kishte një ekip që pranoi gjashtë gola.

Në prononcimet pas ndeshjes, Mourinho e bëri të qartë se konsideron që Roma ka 13 lojtarë dhe se të tjerët nuk janë askund afër nivelit të kërkuar.

“Pas rezultatit 3:1 ne humbëm komplet kokën dhe dukej se ata shënonin sa herë që kishin topin. Shpjegimi është i qartë, ata ishin më të fortë dhe është faji im. Ekipi i tyre i parë është më i mirë se ekipi ynë i dytë. Ekipi me më shumë kualitet e fitoi ndeshjen”, ka thënë Mourinho.

Marash Kumbulla e kompletoi ndeshjen për Romën dhe ishte prej më të kritikuarve nga mediat italiane.

“Është përgjegjësia ime. Unë kam zgjedhur këta lojtarë. Por po të luaja me ekipin e parë dikush do të mund të lëndohej dhe më pas do të pranonim katër apo pesë gola nga Napoli të dielën. Edhe ai vendim do të vlerësohej i gabueshëm. Kur katër apo pesë javë më parë thash se duhet të shkojmë në Vatikan dhe të lutemi që mos të kemi lëndime, e kam ditur se çka po flas. Njëmbëdhjetëshja e Bodos sot ka më shumë kualitet se ekipi që ne paraqitëm. Qartë se duhet të luajë me lojtarët e njëjtë çdo ndeshje dhe t’i shtyjë drejt limiteve”, ka theksuar Mourinho.

Ai është pyetur nëse sulmet e vazhdueshme ndaj rezervistëve mund të godasin vetëbesimin e tyre. “Jo, problemi është te kualiteti”, është përgjigjur portugezi.

Mourinho ka shkuar tutje kur është pyetur nëse ka nënvlerësuar skuadrën norvegjeze.

“Jo, ndoshta unë kam mbivlerësuar kapacitetin e lojtarëve të mi. E kam ditur se Bodo/Glimt është kundërshtari më i fortë në këtë grup. Por kam shpresuar se do të luajmë ndryshe. Duket se Solbakken ishte në MotoGP, ndërsa mbrojtësit tani ishin në biçikleta. Herën tjetër në Romë, Gianluca Mancini dhe Matias Vina do të jenë gati për të”, ka shtuar Mourinho.

Solbakken realizoi dy gola, ndërsa Kumbulla dhe të tjerët kanë dëshpëruar portugezin.

Komento: