Humbi kontrollin duke drejtuar traktorin, vdes një person

11:00 | 17 Tetor 2022

Një person në Zveqan ka humbur jetën si shkak i lëndimeve të marra pas një incidenti që kishte me traktor.

Rastin e ndodhur të dielën e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit së drejtimit të traktorit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, njofton PK-ja në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Komento: