Humbja e Realit, Zidane nuk përmbahet në reagimin e tij

10:02 | 09 Mars 2020

Real Madrid është mposhtur nga Real Betis duket humbur shansin për të marrë kreun e tabelës në La Liga.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka marrë përgjegjësinë për humbjen që skuadra madrilene e pësoi të dielën në udhëtim nga Real Betisi me 2:1.

Reali me humbjen e pësuar nga humbur edhe kreun e La Ligas. Zë vendin e dytë me dy pikë disavantazh nga Barcelona që kryeson.

“Ne bëmë një ndeshje të keqe nga fillimi deri në fund. Nuk u futëm në ndeshje si duhet. Humbëm shumë topa dhe ishte ndeshje e keqe. Unë jam përgjegjës, por nuk kam një shpjegim. Nuk mund të jemi të lumtur me këtë ndeshje”, ka thënë Zidane për gazetën “Marca”.

Komento: