Humbja nga Sassuolo, Pioli e zbulon fajtorin

11:11 | 22 Prill 2021

Humbje e hidhur, e rëndë për Milanin. Trajneri Stefano Pioli foli për “Sky Sport” pas ndeshjes…

Për ekipin dhe lodhjen: “Jo, nuk e pranoj! Nuk kemi mungesë fryme, ekipi vrapoi mirë dhe shumë. Te goli i tyre i parë nuk ishim me fat, topi kaloi midis gjashtë mbrojtësve.

Ishte një nga performancat me të cilat isha më i lumtur në kontrollin dhe dominimin e fushës. Ka mungesë të cilësisë”.

Ndeshjet e rradhës: “Ne duhet ta ndryshojmë faqen nga tani e tutje, një humbje gjithmonë jep shumë zhgënjim, por duhet ta transformojmë këtë zhgënjim në vendosmëri.

E ardhmja jonë do të kalojë përmes përplasjeve kokë më kokë. Duhet të analizojmë situatat në të cilat një ekip shumë i mirë duhet të jetë më i kthjellët”.

Për Maldinin: “Unë nuk mendoj se dikush mund të kishte dyshime në lidhje me integritetin moral të Paolo, ai ka shumë vlera, ai u shpreh për atë që ndjen. Nëse i tha ato gjëra, kjo do të thotë se ai i ka këto ndjenja”.

Në lidhje me zërat e Superlega dhe faktin se mund të kishte ndikuar përpara ndeshjes me Sassuolo: “Kjo nuk ndikoi tek ne, ne nuk u hutuam nga asgjë, jemi të përqendruar në qëllimin tonë.

Rruga jonë do të jetë shumë e vështirë. Unë e dua lirinë e fjalës dhe mendimit, disa gjëra është më mirë të mos thuhen dhe thjesht të mendojnë për to”.

Për frikën e prishjes së sezonit: “Nuk ka frikë, është privilegj të kesh presion. Ne po luftojmë për Ligën e Kampionëve, nëse nuk arrijmë sukses nuk do të jemi plotësisht të kënaqur, por duam të kemi sukses”.

Për Ibrahimovic: “Ai kishte një lodhje në pulpë, shpresojmë të mund të rikuperohet, por nuk është aq i sigurt, siç edhe lojtarët e tjerë. Shpresojmë të rikuperojmë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur”.

Komento: