Humbja turpëruese nga Tottenham, reagon Solskjaer

21:50 | 04 Tetor 2020

Solskjaer reagon pas humbjes turpëruese nga Tottenham.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunar Solskjaer mori të gjithë përgjegjësinë për humbjet turpëruese 1-6 ndaj Tottenhamit sot në “Old Trafford”.

Norvegjezi kritikoi lojtarin e tij Anthony Martial për goditjen me shpullë të kundërshtarit Eric Lamela, por nuk i përmbajti kritikat ndaj argjentinasit, i cili ngriti bërrylin ndaj francezit. Ai këmbënguli që Lamela të ndëshkohej me karton të kuq gjithashtu.

“Kur fillon ndeshja, mendon gjithmonë se loja shkon ashtu siç e dëshiron. Por, kur merr vendime të gabuara të kushton shtrenjtë. Është e turpshme! E ngre unë dorën, është faji im, jo i skuadrës”.

”Kartoni i kuq për Martial? Nuk ka justifikime. Ai (Martial) mund të operohet në fyt për atë goditje. Ishte një reagim i keq nga ana e tij. Por, nëse Lamela do të ishte futbollisti im, do ta nxirrja jashtë për atë bërryl”, shprehet trajneri Ole Gunar Solskjaer.

Komento: