Hykmete Bajrami: Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës i kësaj Qeverie

22:48 | 15 Dhjetor 2023
hykmete-bajrami:-fondi-sovran-do-te-jete-deshtimi-i-radhes-i-kesaj-qeverie

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi në Kuvend ka kaluar Ligji për Fondin Sovran. Bajrami ka thënë se është e bindur që Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës së Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se anëtarët e Bordit të Fondit Sovran do të kenë paga të mira e udhëtime nëpër vende ku Fondet Sovrane financohen nga shitja e gazit, naftës dhe metaleve të çmuara, në ndërkohë që Kosova sipas Bajramit do të futet në borxh për t’i dhënë ato para për Fondin Sovran.

Bajrami ka deklaruar se Fond Sovran kanë vendet që kanë teprica buxhetore, derisa Kosova do të futet në borxhe për këtë Fond.

Reagimi i plotë:

Komento: