Hysaj ia pa ‘hajrin’ Gattusos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hysaj ia pa ‘hajrin’ Gattusos

13:30 | 18 Prill 2020

Gattuso “ia ka kthyer besimin Hysajt”.

Hysaj ka nisur të rimarrë veten me Gattuson në stol. Ai vuajti me Carlo Ancelottin, duke mos qenë as zgjedhja e dytë.

Agjenti i Elseid Hysaj ka deklaruar se trajneri i ri i Napolit, Gennaro Gattuso, e ka ndihmuar atë “që të rifitojë besimin” pas një periudhe aspak të mirë me Carlo Ancelotti.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ende lidhet me një largim nga Napoli, por ai ka qenë tjetër futbollist që kur Gattuso zëvendësoi Ancelottin në dhjetor.

“Hysaj është kthyer në më të mirën e tij dhe e gjitha kjo për shkak se Gattuso po e ndihmon të rikthejë besimin, mënyra më e mirë për të shtyrë një lojtar të tregojë potencialin e tij”, deklaroi Mario Giuffredi për Radio Marte.

“Hysaj ka dëshmuar se është ende lojtari i njëjtë që pati sukses nën urdhëratë e Maurizio Sarri.”

26 vjeçari ka kontratë deri më 2021 dhe rinovimi duket i pamundur tani për tani, sidomos pas pandemisë koronavirus.

Agjenti insiston se lojtarët duhet të lejohen të nisin stërvitjet me 4 maj.

“Lojtarët duan të kthehen me çdo kusht, sepse është puna e tyre”, shtoi Giuffredi.

“Është e vështirë për të qëndruar në shtëpi për 2 muaj, kështu që ata kanë nevojë për një muaj që të kthehen në formë. Ka rrezik nga lëndimet serioze, kështu që mendoj mundësia për 5 zëvendësime është ide e mirë, sidomos në ditët e nxehta të verës”.

Komento: