Hysaj – Lazio, agjenti i lojtarit befason me këtë deklaratë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hysaj – Lazio, agjenti i lojtarit befason me këtë deklaratë

19:38 | 17 Qershor 2021

Agjenti thotë se Lazio s’e ka kontaktuar asnjëherë për Hysajn

Nuk ka asgjë konkrete për transferimin e mundshëm të Elseid Hysajt te Lazio.

Zërat e shumtë të ditëve të fundit, që e çonin mbrojtësin shqiptar të Napolit nën urdhrat e Sarrit, i hedh poshtë menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi.

“Hysaj ndjek Sarrin? Nuk është kështu, Lazio nuk më ka telefonuar, ne po punojmë për pista të tjera. Po e lexoj gjithandej këtë informacion, ndoshta do të marrë një telefonatë javën e ardhshme, por deri sot nuk kam pasur asnjë thirrje nga bardhekaltrit”, tha Giuffredi.

Atëherë cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Hysajt? Një rebus që, me sa kuptohet, do të kërkojë edhe disa javë për t’u zgjidhur.

Kontrata e lojtarit kuqezi me Napolin përfundon në fund të muajit dhe nuk ka asnjë perspektivë se mund të rinovohet.

Komento: