Hysaj nuk e sheh më vetën te Napoli, alarmon gjigantët evropianë

23:15 | 30 Prill 2021

Kontrata e Elseid Hysajt me Napolin përfundon në fund të sezonit dhe është çështje thuajse e mbyllur largimi i tij nga klubi, ku u transferua 6 vite më parë.

Siç e ka bërë me dije ditë më parë, agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi, një sërë klubesh janë të interesuar për të afruar falas zëvendës kapitenin e skuadrës sonë.

Klubi më këmbëngulës duket se është Roma. Madje klubi kryeqytetas ka nisur ka nisur lëvizjet për të bindur Hysajn të bëhet shok ekipi me Kumbullën.

Është gazetari Nicolo Schira, që zbulon më shumë. Ai bën me dije se Roma ka nisur bisedimet më palën e lojtarit në lidhje me një transferim të mundshëm. Për Hysajn kanë interes edhe Fiorentina e Lazio.

Komento: