Hysaj po transferohet te rivali i Napolit

21:15 | 21 Qershor 2021

Hysaj pritet t’i bashkohet Lazios.

Elseid Hysaj zgjedh Lazion, është i bindur për këtë eksperti i futbollit në Itali Alfredo Pedulla i cili raporton se mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të bashkohet me ish-trajnerin e tij Sarri te bardhekaltrit.

Aty do të gjejë edhe shqiptarët e tjerë si Igli Tare, Thomas Strakosha e Vedat Muriqi. Hysajt të cilit i përfundon kontrata me Napolin në 30 qershor do të firmosë për 4 vite me Lazion me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Pasi e mori nga Empoli te Napoli, Sarri e merr edhe te Lazion duke treguar edhe njëherë vlerësimin që ka për të. Në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi i këtij transferimi.

Komento: