I befason të gjithë Milani – vendos se çfarë të bëjë me Piolin

19:20 | 09 Tetor 2021

Milani dëshiron ta mbajë Piolin.

Milani po planifikon t’i ofrojë kontratë të re trajnerit Stefano Pioli.

Rezultatet pozitive në edicionin e ri kanë bërë që drejtuesit e klubit italian t’ia zgjasin kontratën Piolit.

Kontrata aktuale e Piolit skadon në qershor të viti 2022. Krerët e klubit “kuqezi” do t’i ofrojnë kontratë trevjeçare që do ta mbante atë në “San Siro” deri në vitin 2025.

Në edicionin e ri në Serie A, Milani është në pozitën e dytë me 19 pikë të tubuara.

Komento: