I bie celulari i lidhur në rrymë në vaskën, vdes 22-vjeçarja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

I bie celulari i lidhur në rrymë në vaskën, vdes 22-vjeçarja

18:04 | 01 Maj 2021

Vdes 22-vjeçarja pasi i bie celulari i lidhur në rrymë në vaskën me ujë.

Një e re 22-vjeçe ka vdekur nga goditja elektrike në vaskë, në Gossau SG. Ajo kishte hyrë të bënte banjë në vaskë, duke pasur celularin të lidhur në burimin e energjinë elektrike.

Aksidenti fatal ka ndodhur të enjten në mbrëmjen e kaluar, pas orës 20.00, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit St. Gallen.

Gruaja kishte hyrë në vaskë të mbushur me ujë dhe po shikonte një program në celularin e saj, transmeton albinfo.ch. Për arsye të panjohura, telefoni celular i kyçur në energji elektrike do të ketë rënë në ujë.

22-vjeçarja zvicerane me atë rast ka pësuar dëmtime fatale si pasojë e goditjes elektrike.

Përveç shërbimit të ndihmës së shpejtë me një mjek të urgjencës dhe disa patrullave nga policia e kantonit, në vendin e ngjarjes ishte thirrur edhe shërbimi i policisë kriminalistike për të sqaruar rrjedhën e aksidentit.

Policia me këtë rast paralajmëron qytetarët që të mos përdorin pajisjet elektrike të lidhura me rrjetin elektrik në zonën e vaskës së mbushur me ujë, gjatë larjes.

Komento: