I dalin probleme të mëdha me ligjin, reagon Luiz Ejlli

21:25 | 08 Korrik 2023

Në proces gjyqësor për falsifikim, reagon Luiz Ejlli.

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pas lajmeve ditën e sotme se ai akuzohet nga Prokuroria e Lushnjes për falsifikim.

Me anë të një postimi në Instagram, ai ka ironizuar duke deklaruar se në Lushnje u mërzitën kur mësuar se ai zgjodhi të këndonte në Shkodër para se të këndonte te njerëzit e gruas.

Kjo lehtëson inflamacionin e prostatës gjatë natës

“Lushnja u mërzit kur morën vesh se do këndoja në Shkodër para se të këndoja te njerëzit e gruas,” shkruan Ejlli.

Ditën e sotme emisioni ‘Factcheck’ në MCN ka publikuar ngjarjen, ku Ejlli akuzohet për falsifikim. Ai dyshohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Sipas nenit 186 paragrafi i dytë, për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjës, ai në rast se do të gjendet fajtorë rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

Komento: