I dashuruar ‘kokë e këmbë’ Luizi pyet Kiarën: Si shpjegohet që kam rënë kaq brenda me ty?

19:14 | 06 Mars 2023

Kohët e fundit Kiara ka patur shumë ankesa për veshjen e Luizit.

Ajo herë pas herë i kërkon atij të ndërroi veshje.

Ndonëse kërkesat e saj janë të shpeshta, kjo gjë nuk e ka bezdisur Luizin.

Teksa ata të dy po përqafoheshin në dhomën e gjumit, Kiara i kërkoi Luizit që ai ta heqë bluzën që kishte veshur, pasi nuk e shikonte dot.

Luizi shkoi menjëherë në dollap dhe veshi diçka tjetër.

Luizi i tha Kiarës se ai është dashuruar shumë me të.

Kjo e fundit i tha Luizit se ai është njeri i dashur prandaj është dashuruar shpejt dhe shtoi se ajo nuk e di se sa përfshihet Luizi në një marrëdhënie, kur është i dashuruar.

Komento: