I dështoi transferimi i Haaland, Man Utd kthen sytë kah ylli i madh

17:53 | 30 Dhjetor 2019

Manchester United po planifikon lëvizj të mëdha në merkaton e janarit.

United janë të interesuar për nënshkrimin e yllit të Benfica, Gedson Fernandes, bën të ditur ‘Sky Sports Neës’, transmeton lajmi.

20 vjeçari portugez nuk është paraqitur me Benfica në shtatë ndeshjet e fundit dhe thuhet se ai nuk është pjesë e planeve të skuadrës, pas ardhjes së Bruno Lage në krye të stolit.

Përfaqësuesit e lojtarit kanë udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, për të tentuar të mbyllin një marrëveshje me United.

Lojtari synohet të dërgohet në ‘Old Trafford’ në formë huazimi, me mundësi blerje për 34 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse një marrëveshje e tillë do të arrihet në merkaton e dimrit.

Komento: