I kërkohet Qeverisë së Kosovës të formojë një strategji nacionale që të zbardhen krimet serbe në Kosovë

13:57 | 20 Nëntor 2020

Qeverisë së Kosovës i kërkohet të formojë një strategji nacionale që të zbardhen krimet serbe në Kosovë.

Triumf Sadikaj, sekretar i Rinisë Demokratike të Kosovë ka reaguar pas ngjarjeve të krijuara nga Gjykata Speciale.

Sipas Sadikajt Qeveria e Kosovës, duhet që sa më parë të ftoj dhe të përkrahë fuqishëm një grup punues për të hartuar strategji nacionale për ti publikuar ngjarjet e luftës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Ky është reagimi i plotë:

Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë të ftoj dhe të përkrahë fuqishëm një grup punues për të hartuar strategji nacionale të bërë nga

Profesorë eminent në fushën e drejtësisë, historisë, filozofisë, të së drejtës ndërkombëtare;

Gazetarë të cilët kanë mbuluar medialisht kohën e luftës dhe politikën serbe atëherë dhe sot;

Politikanë të cilët kanë qenë aktiv;

Avokatë dhe ekspert ndërkombëtarë të drejtësise me përvojë në tribunale të ngjajshme;

Regjisorë, producentë dhe artistë shqiptar.

Sepse sfidat që po krijohen nga puna e Gjykatës Speciale mund të përballohen vetëm me bashkimin e mendjeve të ndritura që po mungon kaq shumë.

Së pari Kosova…!

Komento: