I kushtuan Milanit 90 milionë euro, tani kanë mbetur jashtë 11-shës startuese

08:29 | 24 Janar 2020

Milan nuk po kalon një fazë të mirë në këtë sezon. Pavarësisht transferimeve të shumta, gjiganti italina nuk po arrinë të këndellet dhe të jetë konkurrues për trofeun në Serie A.

Shumë lojtrë të ardhur kohëve të fundit kanë po arrijnë të sigurojnë vend në 11-shën e parë.

Aty nuk po arrijnë të sigurojnë vend as 90 milionshi Suso, Piatek dhe Paqueta, raporton Gazzetta dello Sport, përcjell ORAinfo.

Edhe pse i kanë kushtuar një ‘mal me para’ Milanit, treshja më nuk janë zgjedhja e parë e trajnerit Stefano Pioli.

Të tre lojtarët janë shumë të përfolur se mund të largohen në janar.

Mirëpo Milan ende nuk ka marrë ndonjë ofertë serioze për treshën që ka mbetur jashtë ekipit startues. /ORAinfo/

Komento: