“I njoh nga afër e ‘skan lënë gjë”, vazhdojnë komentet për treshen Donaldi, Bora, Trixa

13:40 | 03 Dhjetor 2021

Rudina Dembacaj flet për herë të parë për Donaldin dhe Borën.

Askush nuk ka ngelur pa u përfshirë në një bisedë për trekëndëshin e dashurisë: Bora – Donald – Beatrix.

Ditët e fundit kanë qenë më intensivet dhe duhet pranuar që e gjithë Shqipëria është ndarë në dy grupe: Ata që janë pro çiftit Donald-Beatrix dhe ata që duan Donaldin dhe Borën.

Madje edhe personazhet publik janë përshirë në këtë situatë dhe në një bisedë me ndjekësit së fundmi, Rudina Dembacaj ka dhënë opinionin e saj.

“Në fakt qesha shumë kur ca njërëz bënin “moral” kundër Donaldit ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kan lënë gjëëëë… Qesha me lot.

Bora yll.

Trixa yll.

Donaldi gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani”, ka përfunduar aktorja.

Komento: