I pandalshmi Haaland, rikthehet nga lëndimi për t’i shënuar dy gola ndaj Mainz

18:14 | 16 Tetor 2021

Dortmund ka triumfuar ndaj Mainz me rezultat 3-1 në shtëpi, në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga.

Golat për Dortmund u shënuan nga Reus (3′) dhe një dopietë nga Haaland (54′ 90+4′).

Haaland u rikthye në ndeshjen e sotme pas gati një muaji mungesë nga lëndimi, dhe e shfaqi atë që di të bëjë më së miri; shënimin e golave.

Me dy golat e sotëm të realizuar, Erling Haaland tani ka një mesatare të një goli për ndeshje, duke realizuar 49 gola në 49 paraqitje të zhvilluara në Bundesliga që kur i’u bashkua Dortmundit.

Komento: