I rrahu katër policë, arrestohet prishtinasi

11:24 | 08 Gusht 2022

Një person është arrestuar pasi nuk ka respektuar urdhrin dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën (06.08.2022) në rrugën “Agron Rrahmani”, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Po ashtu, në raport thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: