
Arbana Osmani është njëra ndër moderatoret më të njohur dhe më të dashura në Shqipëri.
Ajo mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar edhe pse ka kohë qe bashkëjeton e madje edhe është bërë nënë, përcjell ORAinfo.
Por, moderatorja nuk ka publikuar asnjë pamje të plotë se si është dukur në dasmën e saj.
Megjithatë, ajo ka treguar një pjesë të fustanin, i cili shihet se është punë dore.
Ajo gjithashtu ka zbuluar edhe thonjtë dhe aksesorët e përdorur në dasmën e saj./ORAinfo/

