Ia dogjën duart cigarexhiut në Prishtinë, policia interviston kamarierët e dyshuar

17:00 | 08 Dhjetor 2020

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në njërin prej lokaleve të Prishtinës, ku disa persona dyshohet se pasi ia kanë lyer duart me alkool një cigareshitësi, ia kanë vënë më pas flakën.

Videoja është shpërndarë sot me të madhe në rrjete sociale, teksa për të ka pasur edhe reagime të shumta.

E Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin ka intervistuar disa persona.

“Sa i përket ngjarjes në fjalë, policia është duke e trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë. Aktualisht personat e përfshirë më këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit , do të njoftoheni me detaje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Viktima në fjalë, është personazh i njohur për kryeqytetasit, teksa ai shihet çdo ditë nëpër kafenetë e Prishtinës duke shitur cigare.

Komento: