Ibahimovic me mesazh të çmendur për tifozët e Milanit: “Unë po vij për ju”

16:07 | 05 Gusht 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic po përgatitet për sezonin e ri dhe u ka dërguar një mesazh ndjekësve të tij në mediat sociale.

Ibrahimovic bëri një operacion në gju gjatë verës dhe tani është në rrugën e rimëkëmbjes, me disa spekulime që sugjerojnë se ai mund të kthehet në kohë për ndeshjen hapëse të Milanit kundër Sampdoria, përcjell ORAinfo.

Ndërkohë, ai ka publikuar një fotografi të tij me gjysmën e një fytyre djalli, me mbishkrimin: “Unë po vij për ju”. /ORAinfo/

Komento: