Ibrahimi: Dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh

09:33 | 14 Prill 2024
ibrahimi:-demi-qe-po-u-behet-komunave-nga-zbatimi-i-kontratave-kolektive-eshte-milionesh

Asociacioni i Komunave të Kosovës konsideron se dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh dhe se pasojat po i bartin vetë ato. Kësisoj, AKK-ja po kërkon që të shqyrtohet zbatimi i kontratave kolektive.

Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai thotë se shumica e këtyre mjeteve të dedikuara për investime kapitale shkojnë për këtë çështje, andaj e konsiderojnë edhe të gabueshëm. Ai kërkon që kjo barrë të bartet tek niveli qendror.

“Problem tjetër të cilën është identifikuar nga kryetarët e Komunave janë zbatimi i kontratave kolektive dhe pasojat financiare që komunat janë duke i bartur, janë me dhjetëra miliona euro ku Komunave i merren padrejtësisht sepse kontratat kolektive nuk janë nënshkruar nga niveli lokal por janë nënshkruar nga niveli qendror dhe kryetarët e Komunave kërkojnë që barra financiare për mbulimin e kostos që del nga zbatimi i kontratave kolektive në arsim por gjithashtu edhe në shëndetësi të merret nga niveli qendror e jo nga niveli lokal”, thotë Ibrahimi.

Ai ka shtuar se kemi të bëjmë me dhjetëra miliona euro dëme.

“Kemi të bëjmë me dhjetëra miliona euro, shumica absolute e këtyre milionave eurove nuk shkojnë për shkak se i merren komunave në zbatimin e projekteve për investime kapitale ku përmes investimeve kapitale edhe cilësia e jetës së qytetarit përmirësohet mirëpo edhe ambienti për zhvillim ekonomik lokal”.

Krahas dëmit që po i shkaktojnë këto kontrata kolektive, komunat po ballafaqohen edhe Ligjin e Prokurimit Publik. Thotë se procedurat po zvarriten si shkak se Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit po i zvarritë procedurat.

“Problem tjetër është edhe ligji i prokurimit publik, Komunat janë duke u ballafaquar me shumë sfida në zbatimin e ligjit të prokurimit publik aktual dhe kërkojnë me ngulm amendamentimin e këtij ligji sepse po ka në disa raste kur fillojnë procedurat e tenderimit për një projekt të caktuar mirëpo ato procedura janë aq burokratike e në disa raste edhe pse bordi i organit shqyrtues të prokurimit publik OShP është i funksionalizuar ata nuk janë në krye të detyrës sepse shumë procese po zvarriten për shkak se ky bord nuk po i kthen përgjigje operatorëve ekonomik në mënyrë indirekte edhe Komunave sa i përket fillimit të procedurave për zbatimin e projekteve për investime kapitale. Janë edhe një mori çështjesh tjerash të cilat janë ngritur si shqetësim nga kryetarët, mirëpo këto janë tri prioritetet kryesore të identifikuara nga kryetarët e Komunave në takimet e Asociacionit. Në anën tjetër asnjë nga këto tri probleme të identifikuara nga Kryetarët e Komunave nuk ka gjet përkrahje nga niveli qendror dhe për këtë arsye kryetarët e Komunave në disa raste po vlerësojnë që takime të tilla janë të nevojshme, të domosdoshme mirëpo po kërkojnë rezultat e jo që pas disa viteve të këtyre shqetësimeve të cilat janë ngritur në takime me nivelin qendror as një nga këto shqetësime të mos i gjetet zgjidhja. Gjithashtu është premtuar nga niveli qendror që çdo dilemë çdo shqetësim çdo rekomandim që del nga kryetarët e Komunave përgjigjja t’i kthehet nga niveli qendror në të shkruar, mirëpo deri më tani nuk ka ndodhur pra po shihet që bashkëpunimi është i mangët mes nivelit lokal dhe nivelit qendror në hartimin e politikave që avancojnë jetën e qytetarit mirëpo edhe sa i përket kompetencave”, ka thënë Ibrahimi.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë po ashtu se është diskutuar edhe sa i përket mundësisë së nënshkrimit të marrëveshjeve të mirëkuptimit mes Komunave dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për bartjen e kompetencës e cila ka qenë e deleguar nga niveli qendror te niveli lokal./EO

Komento: