Ibrahimoviç ‘aksidentalisht’ e zbulon ekipin që do të luaj sezonin e ri

10:41 | 18 Korrik 2020

Zlatan Ibrahimovic mund të jetë pjesë e Milanit edhe në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi suedez ka marrë një shpërblim nga klubi pasi arriti të regjistrojë 100 paraqitje në fanellën e ‘Rossonerëve’.

“Përshëndetje të gjithëve, ju falënderoj për mesazhet tuaja të urimit për paraqitjen time të 100-të në ngjyrat kuqezi”, ka deklaruar Ibrahimovic, përcjell lajmi.

“Është një nder i madh të luaj për Milanin dhe shpresoj të luaj edhe më shume ndeshje të tjera. Përshëndetjet e mia për të gjithë ju”.

Ibrahimovic ka shënuar 62 gola dhe ka kontribuar me 27 asistime në 100 ndeshjet e tij në fanellën e Milanit, duke ndihmuar klubin edhe në fitimin e titullit të Serie A në vitin 2011.

Më poshtë mund ta shikoni videon ku flet për të ardhmën e tij…

Komento: