Ibrahimovic do të humbasë Kampionatin Evropian – ky ishte rikthim i ‘mallkuar’

15:33 | 15 Maj 2021

Rikthim i ‘mallkuar’, Ibrahimovic do të humbasë Kampionatin Evropian.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson Pensive, ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të humbasë Kampionatin Evropian si shkak i lëndimit.

Plani për rikthimin në kombëtaren e Suedisë duket se nuk i ka shkuar siç duhet sulmuesit të Milanit, shkruan lajmi net.

“Kthimi i Zotit”, shkruante Ibrahimovic në llogarinë e tij në instagram, duke konfirmuar se është rikthyer në kombëtaren e Suedisë.

“Suedia ka vendosur që Zlatan Ibrahimovic NUK do të marrë pjesë në Euro. Pas njoftimit të terapisë konservatore të nevojshme për Zlatan për t’u rikuperuar pas dëmtimit të tij në gju, ai do të jetë jashtë Euro”, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Komento: