Ibrahimovic flet për të ardhmen e tij, ka një mesazh për Milanin

19:31 | 10 Korrik 2020

Ibrahimovic: Nuk luaj për kontratë.

Zlatan Ibrahimovic ka folur përsëri për të ardhmen e tij.

Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për të ardhmen e tij, duke theksuar edhe një herë se situata në klub ka ndryshuar tërësisht.

Ibra ka thënë se nuk po luan për të fituar kontratën e tij, duke shtuar se gjasat janë të vogla për qëndrimin e tij, nëse situata në klub nuk ndryshon.

“Ky nuk është Milani im, çdo gjë bëhet ndryshe tani”, ka thënë Ibra, transmeton lajmi.net. “Synimet më nuk janë ato që ishin, ato që kisha në kokë për Milanin”, ka shtuar suedezi.

“Dua t’i shoh tek luftojnë për Scudetto dhe Ligën e Kampionëve. Akoma shijoj lojën, por unë nuk luaj për kontratë”, ka thënë mes tjerash Ibrahimovic.

Në situatën aktuale, Ibrahimovic do të jetë me Milan vetëm deri në fund të këtij sezoni. Nuk dihet nëse atij do t’i ofrohet rinovimi.

Komento: