Ibrahimoviç i jep lajmin e madh Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ibrahimoviç i jep lajmin e madh Milanit

17:49 | 14 Tetor 2021

Sulmuesi më në fund është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Milanit.

Zlatan Ibrahimovic ka bërë vetëm një paraqitje këtë edicion kundër Lazios më 12 shtator.

Ai iu nënshtrua një operacioni në gju gjatë verës, i cili e detyroi atë të humbasë Kampionatin Evropian me Suedinë, pastaj përkeqësoi gjendjen e tij duke u rikthyer më herët sa sa ishte planifikuar, transmeton lajmi.

Megjithatë Ibrahimovic tani ndihet mirë, dhe mediat italiane raportojnë se ai është kthyer në stërvitje të plotë me pjesën tjetër të skuadrës sot.

40-vjeçari, është i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Veronës dhe mund të inkuadrohet disa minuta nga stoli.

Trjaneri Stefano Pioli shpreson që suedezi të rikthehet në formën e tij optimale pasi ‘Rossonerët’ do të luajnë disa ndeshje shumë të rëndësishme në vazhdim.

Komento: