Ibrahimovic kërkohet nga skuadra e Berlusconit

12:25 | 10 Qershor 2020

Skuadra e Berlusconit kërkon transferimin e Ibrahimovic dhe ta rikthej nga pensionimi legjendën e Brazilit.

Skuadra e Silvio Berlusconit, Monza nga sezoni I ardhshëm do të jetë në Serie B.

Berlusconi në një intervistë për ‘TeleLombardia’ ka treguar se synon transferimin e Ibrahimovic dhe ta rikthej nga pensionimi, Ricardo Kaka, transmeton Indeksonline.

“Ibrahimovic ishte qëllimi ynë i vërtetë, siç ishte edhe Kakà. Atëherë u shfaqën vështirësi përtej futbollit dhe na u desh të hiqnim dorë. Por në futboll nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë: e them si për Ibran ashtu edhe për Kakan”, u shprehë ai.

Po ashtu, Berlusconi tha se fokusi i tij është që të marrë sa më shumë lojtarë nën moshën 23 vjeçare nga Serie B dhe C.

Komento: