Ibrahimovic kthehet tek Milan, në janar?

21:33 | 23 Dhjetor 2019

A do të kthehet Ibrahimovic tek skuadra e Milanit?

Zlatan Ibrahimovic nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.

E ardhmja e yllit suedez është në një udhëkryq të madh, me shumë skuadra të njohura që kërkojnë shërbimet e tij, pasi lojtari ka përfunduar aventurën me LA Galaxy.

Ibrahimovic është kontaktuar nga shumë skuadra të Serie A, ndër të cilat edhe Milan. Thuhej se Ibra dhe Milan nuk kanë arritur të dakordohen, me marrëveshjen që cilësohej si e vdekur.

Por, sot, ‘ANSA’ tashmë raporton se ish anëtari i kombëtares së Suedisë do të pranojë ofertën e ‘Rosoneri’.

Milan aktualisht pozicionohet në pozitën e 14-të, larg objektivit për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Transferimi i Ibras tek Milan në janar do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën ‘kuq e zi’.

Komento: