
Zlatan Ibrahimovic është rikthyer përfundimisht në Milan
Ai ka folur për emocionet që pati në rikthimin e tij në ‘San Siro’.
Ibrahimovic ka regjistruar debutimin e dytë me skuadrën e Milan, në ndeshjen e luajtur kundër Sampdorias.
Lojtari u aktivizua në këtë ndeshje pas minutës së 55, por nuk arriti të linte gjurmët e tij.
Ai ka thënë se ka ndjerë adrenalinën, por se dëshironte që të gjente rrugën e golit.
“Mund ta ndjeja adrenalinën, emocionin dhe ndjenjat që kam bartur për nëntë ose 10 vite” ka thënë Ibra për ‘Sky Sport’, transmeton lajmi.
“Doja të futem në fushë, të shënoja një gol dhe të festoja si Zot para ultrasve” ka shtuar ylli suedez.
Ibrahimovic kishte bërë paraqitjen e parë me ‘Rosoneri’ në majin e vitit 2012. Ai është rikthyer tashmë për një aventurë të dytë.