Ibrahimovic – Milan, çka po ndodh tani?

23:51 | 22 Gusht 2020

Zlatan Ibrahimovic ende nuk i është përgjigjur ofertës për kontratë me Milanin, sipas Sky Sport Italia, kështu që ka mundësi që ai mos të paraqitet në stërvitjet para sezonale të hënën me skuadrën.

38 vjeçari erdhi si agjent i lirë nga LA Galaxy në janar, por marrëveshja e tij pritet që të skadojë më 31 gusht.

Sipas Gianluca Di Marzio, nuk ka shënja që ai të nënshkruajë kontratën e re menjëherë dhe dëshiron ta negociojë më gjatë.

Kuqezinjtë pritet që të mbledhën në kampin stërvitor të hënën, por nuk duket se nga fillimi aty do të jetë Ibrahimovic.

Ibra ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje garuese për Milanin si dhe ka bërë pesë asiste.

Komento: