
Ibrahimovic – Milan ishte ҫështje shumë e diskutuar kohëve të fundit.
Sulmuesi 38 vjeçar suedez është kthyer përsëri në San Siro pasi që ka arritur të pajtohet me kontratën e re të ofruar nga klubi italian
Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në AC MIlan në një kontratë që do të përfundojë në fund të këtij sezoni në Serie A me opsionin për ta zgjatur edhe një sezon.
Ish sulmuesi 38 vjeçar i Suedisë është pa klub që në fund të sezoni8t të kaluar pasi që i kishte skaduar kontratë më klubin e MLS, LA Galaxy.
Ai ka luajtur dy sezone me Milanon më parë, ku kishte shënuar 56 gola në 85 paraqitje për klubin me të cilët kishte fituar edhe një titull të Serie A më 2011.
Ai i bashkohet Milanit në një pozitë tepër të vështirë pasi që gjendet nën pjesën e poshtme të tabelës në gjysmën e dytë të sezonit.
Skuadra e San Piolit është në vendin e 11 dhe është shumë prapa rivalëve të tyre të përbetuar, Interit.
“Jam kthyer në një klub për të cilin kam respekt të madh dhe në qytetin e Milanit të cilin e dua”, tha Ibrahimovic. “Do të luftojë bashkë me shokët e mij të skuadrës për ta ndryshuar sezonin. Do të bëj gjithçka që kjo të ndodh”, ka thënë Ibra.