Ibrahimovic “plaku” i Milanit

16:42 | 03 Janar 2020

Zlatan Ibrahimovic, pasi të bëjë paraqitjen e tij të parë për kuqezinjtë që nga kthimi i tij, ai do të bëhet futbollisti i nëntë më i vjetër që luajti për AC Milan, duke tejkaluar Vierchowod i cili luajti ndeshjen e tij të fundit me Milanin në moshën 38 vjeç dhe një muaj.

Gjatë sezonit, megjithatë, suedezi mund të kapërcejë Favalli (38 vjet e 4 muaj), si dhe Liedholm (38 vjet e 7 muaj), duke u bërë kështu i shtati në listë, përcjell ORAinfo.

Abbiati, Inzaghi, Albertosi, Storari, Maldini dhe Costacurta do të qëndrojnë përpara tij./ORAinfo/

Komento: