Ibrahimovic po vazhdon të shkruajë historinë në Serie A

10:21 | 21 Nëntor 2021

Ibrahimovic vazhdon të bëjë histori në Serie A.

Milani pësoi disfatën e parë mbrëmë në kampionat, pasi humbi me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Fiorentinas.

Golat për “kuqezinjtë” u shënuan nga një dopietë e Ibrahimovic i cili ngushtoi epërsinë për 3-2, përpara se vendasit të thellonin sërish avantazhin dhe krejt në fund të realizohej një autogol për rezultatin 4-3.

Me dy-golëshin e mbrëmshëm, Zlatan Ibrahimovic ka bërë histori në Serie A.

40 – Zlatan Ibrahimovic është bërë lojtari më i vjetër ndonjëherë që ka shënuar 2+ gola në një ndeshje të Serisë A dhe lojtari i parë 40-vjeçar që ka shënuar 2+ gola në një ndeshje në ligat e mëdha evropiane në vitet 2000 (40 vjet, 48 ditë).

“Rossonerët” mbesin në 32 pikë të mbledhura pas 13 xhirove, teksa Napoli mund t’i tejkalojë nëse arrin të fitojë sonte në udhëtimin e vështirë ndaj Interit.

Komento: