Ibrahinovic shënon golin e parë për Milanin

16:17 | 03 Janar 2020

Zlatan Ibrahimovic, nuk dëshiron të humb kohë.

Pasi përfundoi testet mjekësore të tij dhe nënshkroi kontratën dje, konferenca për shtyp për mediat u mbajt sot. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai vendosi të bënte një paraqitje menjëherë pasi Milani po luan me Rhodense në Milano, përcjell ORAinfo.

Lojë miqësore, e cila aktualisht po luhet pas dyerve të mbyllura, filloi në orën 3 pasdite dhe Ibrahimoviç e filloi ndeshjen që nga minuta e parë.

Suedezi dëshiron ta pushtojë edhe një herë Italinë, siç është bërë e dukshme pasi ai ka shënuar golin e tij të parë./ORAinfo/

Komento: