Identifikohen shtatë migrantë që hynë ilegalisht në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Identifikohen shtatë migrantë që hynë ilegalisht në Kosovë

15:44 | 26 Qershor 2022

Policia identifikon shtatë migrantë që hynë ilegalisht në Kosovë.

Policia e Kosovës, në Prizren ka identifikuar shtatë persona migrant, shtetas të huaj, të cilët hynë në Kosovë në mënyrë ilegale.

Për këtë rast është arrestuar një person, derisa është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

“Policia e Kosovës, konkretisht patrulla nga stacioni policor Alfa në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me datë 26.06.2022 rreth ores 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë (07) persona migrantë ilegal, shtetas të huaj”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”.

Komento: