Idriz Voca transferohet tek klubi i njohur turk

09:02 | 22 Shtator 2020

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Idriz Voca është transferuar tek klubi i njohur turk, Ankaragucu.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i këtij klubi, Fatih Mert përmes një postimi në Twitter.

“Të dashur tifozë të Ankaragucut, ju njoftoj me ardhjen e re, Idriz Voca”, ka shkruar mes tjerash ai.

Voca deri më tani ka qenë pjesë e klubit të Luzernit.

Komento: