IHMK paralajmëroi vërshime të shpejta, eksperti i emergjencave tregon çfarë janë ato

11:00 | 08 Nëntor 2023
ihmk-paralajmeroi-vershime-te-shpejta,-eksperti-i-emergjencave-tregon-cfare-jane-ato

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot ka rrezik të vërshimeve të shpejta në disa pjesë të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejtë.

“Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore, ekonomi familijare e biznesore, probleme me trafikun, sistemin e kanalizimeve, rrezik për rrëshqitje dheu etj. Institucionet emergjente, gjithsesi që duhet të jenë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët aty ku paraqitet nevoja!”, ka thënë ai.

Komento: