Ikja e të rinjëve nga Kamenica, Hamza premton perspektivë të re

21:08 | 28 October 2024
ikja-e-te-rinjeve-nga-kamenica,-hamza-premton-perspektive-te-re

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar tubimet e tij me qytetarë. Sonte ai ka qëndruar në Kamenicë.

Hamza ka thënë se Kamenica është njëra prej vendbanimeve me ikjen më të madhe të të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës.

Hamza ka thënë se Kosova ka nevojë për një lidership të ri, që e zhvillon ekonominë dhe krijon perspektivë të re, që të rinjtë të mos na ikin, por të qëndrojnë këtu, të krijojnë familje, t’i rrisin fëmijët dhe të punojnë në vendin e tyre.

“Kamenica është njëra prej vendbanimeve me ikjen më të madhe të të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës. Sonte i takova qytetarët e kësaj komune për t’iu treguar se ky vend ka shpresë. Kosova ka nevojë për një qeveri që e ndërton më mirë të sotmen dhe më sigurt të ardhmen. Ka nevojë për një lidership të ri, që e zhvillon ekonominë dhe krijon perspektivë të re, që të rinjtë të mos na ikin, por të qëndrojnë këtu, të krijojnë familje, t’i rrisin fëmijët dhe të punojnë në vendin e tyre”, ka shkruar Hamza.

Komento: