IKSHPK: 550 të shëruar për 24 orë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

IKSHPK: 550 të shëruar për 24 orë

15:50 | 22 Nëntor 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 550 persona të infektuar me COVID-19.

IKSHPK ka bërë të ditur se për 24 janë testuar 1 mijë e 831 mostra, nga të cilat 707 kanë rezultuar pozitive.

LVV s’di të punojë për shtet
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 persona të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338”, ka njoftuar IKSHPK.

Komento: