IKSHPK: Ka rënie të vlerave të manganit në Liqenin e Badocit

17:37 | 09 Nëntor 2023
ikshpk:-ka-renie-te-vlerave-te-manganit-ne-liqenin-e-badocit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton  se analizat e fundit laboratorike tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, por që, ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije.

Sipas njoftimit ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm.

IKSHPK apelon qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se:

Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera;

Uji në rajonet që furnizohen nga liqenet akumulues Batllava dhe Ujmani mund tē pendoren pēr pije pa përkufizim.

Shpërlarja e rezervuarëve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit)

IKSHPK thotë se zonat të cilat mbesin nën përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije nga Fabrika e ujit në Badovc janë të njëjtat.

Komento: