IKSHPK: Të gjithë jemi të rrezikuar

11:25 | 21 Tetor 2020

IKSHPK pas rritje së rasteve me COVID-19: Të gjithë jemi të rrezikuar.

Në Kosovë ditët e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve të reja me koronavirus.

Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, po vazhdon t’i apelojë qytetarët që të kenë kujdes, pasi që të gjithë janë të rrezikuar nga ky virus.

“Askush nuk është i sigurt nga virusi pavarësisht prejardhjes, racës, etnisë apo statusit ekonomik. Të gjithë jemi të rrezikuar”, thuhet në apelin e IKSHPK-së, që u shpërnda para pak minutash.

Komento: