Doktori i njohur kosovar Ilir Kurtishi po merr mbështetje të madhe si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai po merr mbështetje anë e kënd Kosovës, si rezultat i punës së mirë që ka treguar në lëmin profesionale të tij si drejtor i Onkologjisë.
Një mbështetje të tillë sot e ka marrë nga pronari i kompanisë Meka Hallall Food, Burim Piraj.
“Sot kemi pas nderin ta kemi për vizitë në firmën tanë Dr. Ilir Kurtishi onkolog dhe humanist nga komuna jonë i cili është njëherë edhe kandidat për deputet nga lista e PDK-së! Vendit i duhen njerëz intelektual të rangut të doktor Ilirit! I dëshirojmë shumë sukses”, ka shkruar ai, përcjell ORAinfo.
Kujtojmë se Ilir Kurtishi mban numrin 71 në listën për deputetë nga radhët e PDK-së. /ORAinfo/