
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë një reagim publik me rastin e fillimit të mandatit të ri, duke shprehur mirënjohje të veçantë për besimin e qytetarëve.
Në një postim drejtuar lipjanasve, Ahmeti u shpreh se fillimi i këtij mandati vjen me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, duke falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Sot po fillojmë mandatin e ri me besimin tuaj. Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju falënderoj të gjithëve. Besimi juaj për mandatin e katërt është nder i madh për mua,” tha Ahmeti.
Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve e bën edhe më të vendosur për të punuar me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim për çdo pjesë të komunës.
“Jam pafund mirënjohës për mbështetjen, për besimin dhe për bashkëpunimin që keni dhënë në këtë rrugëtim. Ky rezultat më bën të ndihem krenar dhe më të vendosur të punoj për çdo familje, çdo lagje dhe çdo fshat të komunës sonë,” theksoi ai ndër të tjera.
Në fund, Ahmeti u zotua se së bashku me qytetarët, Lipjani do të vazhdojë të ecë përpara:
“Së bashku do ta çojmë Lipjanin edhe më lart. Faleminderit nga zemra, Lipjan!”. /ORAinfo/